Mark Zukcerberg është kritikuar ashpër, për shkak se po qëndron në heshtje dhe nuk po i largon postimet e presidentit Donald Trump, që po konsiderohen se nxisin dhunë ndaj protestuesve.
Ky veprim i ka shqetësua shumë edhe punonjësit e kësaj platforme, të cilët për këtë shkak kanë hequr dorë nga angazhimet e tyre, transmeton Telegrafi.
Pasi që u ndje zëri i atyre që hoqën dore, është bërë e ditur edhe reagimi i një kandidati, që e ka refutuar publikisht punën që i ofroi Facebook, ndërsa kërkoi që të gjithë ta bënin këtë veprim.
Ryon Day është zhvilluesi i softuerëve, që ka lënë të dhënat dhe është duke kërkuar punë, por kur i arriti një email, që i kërkohej të punonte në Facebook, ai e refuzoi.
“Prej kohësh e kam ndjerë, se dëmi që produkti juaj i bën shoqërisë, tejkalon çdo përfitim që i sjell botës. Megjithatë, ngjarjet e katër viteve të fundit dhe veçanërisht ditëve të kaluara kanë treguar se Facebook është një kërcënim aktiv për aspektet fisnike dhe një pjesëmarrës aktiv në dëmtimin e shoqërisë sonë”, thuhet mes tjerash në përgjigjen që ka dhënë Day.
Emaili i Day më pas përcaktoi në mënyrë të përmbledhur çështjet e tij me Facebook-un, duke përmendur rolin e tij në përhapjen e dezinformatave dhe strehimin e ekstremistëve, si dhe mbrojtjen e fundit që Zuckerberg po ia bën Trump.
“Ne nuk mund të qëndrojmë të sigurt fizikisht, ne nuk mund të qëndrojmë të sigurt emocionalisht, ne nuk mund të qëndrojmë të sigurt mendërisht, për shkak të shkatërrimit që Facebook ka bërë në kulturën tonë gjatë gjithë veprimtarisë që e ka zhvilluar”, vazhdoi ai.
Sipas Day, oferta për punë i erdhi pikërisht atë ditë, kur Zukcerberg ishte në kanalin Fox dhe tha se do ta ndalojë Trumpin të bëjë komente që nxisin dhunë, por ai nuk e bëri një gjë të tillë asnjëherë. /Telegrafi/
Don’t work for them and quit if you do. It has become a moral imperative. pic.twitter.com/VzvMc6nSDl
— Ryon_D (@Ryon_D) May 29, 2020