Site icon Telegrafi

Facebook njofton se llogaria e ish-presidentit Trump do të qëndrojë e pezulluar për dy vjet

Facebook do ta pezullojë llogarinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për dy vjet, ka njoftuar kompania.

“Duke pasur parasysh peshën e rrethanave që çuan në pezullimin e llogarisë së Trump, ne besojmë se veprimet e tij një shkelje të rëndë të rregullave tona që meritojnë penalizimin më të lartë në dispozicion në protokollet e reja të zbatimit. Ne jemi duke pezulluar llogaritë e tij për dy vjet”, ka deklaruar, Nick Clegg, nënkryetari për çështjet globale në Facebook.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në fund të periudhës së pezullimit, Facebook tha se do të punojë me ekspertë për të vlerësuar rrezikun e paraqitur për sigurinë publike, duke rikthyer llogarinë e Trump.

“Nëse përcaktojmë se ekziston ende një rrezik serioz për sigurinë publike, ne do ta zgjasim kufizimin për një periudhë të caktuar kohore dhe do të vazhdojmë ta rivlerësojmë derisa ai rrezik të tërhiqet”, ka shtuar Clegg. /Telegrafi/

Exit mobile version