Telegrafi

Facebook në bisedime për të blerë Waze, për 1 miliard dollar?

Sipas gazetës, bisedimet janë në një fazë mjaft të avancuar, pasi që kompanitë janë duke e diskutuar këtë mundësi për disa muaj rresht, dhe sipas tyre, një dokument në të cilin është vendosur një afat kohor është nënshkruar.

Waze, është shërbim i navigacionit i cili përdor informatat e marra nga përdoruesit për t’i mësuar kushtet e rrugës, dhe i njëjti tashmë ka më shumë se 44 milionë përdorues.

Megjithatë, edhe deri më tani, Waze ka qenë një partnere e Facebook, pasi që i ka lejuar përdoruesit e saj të “vozisin” me miqtë e tyre në rrjetin social.

Nëse ndodhë që Facebook të blejë këtë shërbim, atëherë do të jetë interesante të shihet se cilat do të jenë funksionet e reja të rrjetit më të madh social në botë, të cilat do të përfshijnë edhe navigimin me GPS / lokacionet publike. / Telegrafi /