Telegrafi

Facebook ndihmohet nga 150 milionë përdorues!

Christian Legnitto, inxhinieri i Facebook-ut për lansimet mobile tha se kompania ka më shumë se 1 milionë përdorues të cilët janë nënshkruar si “beta-testues” dhe 50 milionë përdorues të tjerë për programin e saj “alfa”.
Të dyja programet i lejojnë përdoruesit t’i provojnë versionet e hershme të aplikacionit të Facebook përpara se i njëjti të lëshohet në qarkullim për publikun e gjerë.

Kjo do të thotë se aplikacionet mund të jenë me “krimba” dhe të papërfunduara, por përdoruesit mund të japin vlerësimet e tyre të menjëhershme brenda aplikacionit.

Kjo e lejon rrjetin social që ta përmirësojë aplikacionin e saj në mënyrë shumë të shpejtë, pasi që gabimet e mundshme raportohen menjëherë nga përdoruesit. / Telegrafi /