Telegrafi

Facebook mundëson shpërndarjen e albumeve me fotografi

Krijuesi i albumit në Facebook tani do ta ketë mundësinë e dhënies së qasjes edhe për 50 “kontribues” të tjerë, dhe secili prej tyre do të mund t’i shpërndajë deri në 200 fotografi.

Kontribuesit në album do të mund ta përdorin një veçori të re e cila ua mundëson atyre që t’i thrrasin edhe të tjerët për të ndarë fotografi në album, apo edhe të marrin kontroll të plotë mbi albumin e fotografive.

Më herët, një krijues i albumit të fotografive në rrjetin social ka pasur mundësinë e ngarkimit të fotografive vetëm në albumin e krijuar, dhe maksimumi i fotografive për album ka qenë 1000 fotografi.

Ndërsa albumet e reja i kanë tri mundësi: krijimin e albumit privat, atë të ndarë me miqtë e kontribuesve dhe tjetrin vetëm me kontribuues. / Telegrafi /