Telegrafi

Facebook Messenger shkarkohet 1 miliardë herë nga Google Play

Sipas TechCrunch, ndodhë vetëm në Google që aplikacionet të mund të shkarkohen më shumë se 1 miliardë herë.

Vitin e kaluar, Facebook e bëri ndarjen e Messenger nga aplikacioni kryesor i Facebook, duke krijuar një platformë unike për të cilën thotë se janë duke e përdorur 600 milionë njerëz, në mënyrë unike.

Facebook në muajin prill gjithashtu filloi me funksionin e video thirrjeve në Messenger, duke mundësuar biseda direkte mes përdoruesve nga mbarë bota. (Telegrafi)