Telegrafi

Facebook Messenger për iOS tani mundëson dërgimin e video-mesazheve

Funksioni kryesor i Facebook Messenger për iOS, ofron mundësinë e dërgimi të video mesazheve tek miqtë tuaj në Facebook, dhe mundësinë e dërgimit të video-mesazheve 15 sekondëshe nga aplikacioni juaj i kamerës.

Ndërsa, në mesin e karakteristikave të reja është edhe Big Like, i cili është një figurë edhe më e madhe e Like, të cilën mund ta dërgoni kur juve me të vërtetë ju pëlqen diçka shumë. Big Like mund të dërgohet përmes shtypjes dhe mbajtjes me gisht, derisa të paraqitet “pëlqimi i madh”.

Versioni i ri i Facebook Messenger është kompatibil me iPhone, iPad dhe iPod Touch që bazohen në iOS 6.0 e sipër. / Telegrafi /