Telegrafi

Facebook Messenger do të jetë aplikacion i veçantë

Njoftimin për këtë ndryshim e ka bërë vet Mark Zuckerberg, i cili i ka dhënë edhe arsyet për këtë vendim.

“Qëllimi i ndarjes është që Messenger të mos jetë si shërbim dytësor brenda aplikacionit kryesor të Facebook në telefonat mobil. Kjo do ta bëjë përdorimin e Messenger dhe dërgimin e mesazheve një përvojë më të fokusuar për përdoruesit” ka thënë Zuckerberg.

Ndryshimi në aplikacionin mobil të Facebook duket se ka filluar të bëhet tek përdoruesit evropian, dhe do të arrijë edhe në vendet tjera në një të ardhme të afërt. Me aplikacionin e ndarë mobil, Facebook gjithashtu shpreson që dërgimi i mesazheve nga Messenger të bëhet më i shpejtë. / Telegrafi /