Telegrafi

Facebook me version të ri për iPhone dhe iPad

Disa prej mundësive të reja të cilat vijnë në aplikacionin e Facebook për iPhone përfshijnë edhe opsionin e komunikimit me miqtë ndërsa fotot e tyre të profilit janë mësipër, dërgimin e “ngjitësave” për t’i gjallëruar porositë, apo edhe opsioni i shfletimit të përmbajtjes së caktuar si muzika, fotografitë, apo lojërat. 

Ndërsa, risi të njëjta vijnë edhe për tabletin e Apple, iPad, në të cilin përdoruesit e Facebook mund të komunikojnë me miqtë e tyre ngado, pasi që ky funksion është mundësuar nga “chat heads”, ndërsa përditësimi i Facebook në aplikacion sjell edhe mundësi më të mira shfletimi të rrjetit social, si dhe dizajn më të bukur në storjet që paraqiten aty.

Versioni i ri i Facebook për iPhone, iPad dhe iPad Touch mund të shkarkohet nga iTunes App Store. / Telegrafi /