Telegrafi

Facebook me shërbim të ri për pagesa mobile

Shërbimi i ri i Facebook për pagesa mobile është dizajnuar t’ua bëjë më të lehtë përdoruesve të rrjetit më të madh social në botë të bëjnë pagesa, duke përdorur të dhënat e llogarisë së tyre me të cilën lidhen në Facebook.

Informacioni për zhvillimin e shërbimeve të pagesave të reja mobile nga Facebook ka rrjedhur nga burime të afërta me Facebook, të cilat gjithashtu kanë bërë të ditur se çdo blerës i cili ka dhënë më herët detajet e kartelës së kreditit në Facebook për të bërë blerje përmes aplikacioneve tjera mobile që kanë partneritet me Facebook, tani nuk do të kenë më nevojë t’i japing të dhënat e tyre të faturimit.

Pas debutimit të shërbimit në treg, Facebook do të jetë rival direkt me PayPal, Amazon, Google dhe kompanitë tjera që kryejnë këto shërbime. / Telegrafi /