Site icon Telegrafi

Facebook me kabllim nën-ujor për shtetet aziatike

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se Facebook do të investojë në projektin e saj për kabllim nën-ujor, i cili do të shtrihet në jo më pak se 10 mijë kilometra, ose rreth 6200 milje.

Projekti i quajtur Asia Pacific Gateway synon të përmirësojë shpejtësinë e internetit për pjesën më të madhe të përdoruesve në këtë kontinent, përmes fijeve optike të cilat pranojnë dhe dërgojnë më shpejtë të dhëna në Amerikën Veriore.

Sistemi i ri kabllor do të kalojë nga Malajzia, Kore të Jugut, dhe Japoni, prej nga do të lidhen edhe shtetet tjera.

Nëse ky projekt zbatohet së shpejti, atëherë përdoruesit do të kenë qasje më të lehtë në rrjetin social, dhe me siguri se do të jenë falënderues për këtë investim të kompanisë amerikane të internetit. / Telegrafi /
 

Exit mobile version