Telegrafi

Facebook me aplikacion të ri, kundër Snapchat

Rrjeti më i madh social është duke u bërë gati të lansojë aplikacionin “në javët në vazhdim” thuhet sipas All Things Digital, ndërsa Facebook nuk ka komentuar asgjë lidhur me këto pohime.

Snapchat ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm i vitit 2012. I lansuar në shtator të 2011-tës, aplikacioni ka dërguar më shumë se 1 miliard “snaps”, njofton themeluesi i kompanisë, Evan Spiegel.

Siç raportohet, popullariteti i këtij aplikacioni e ka shtyrë rrjetin social të krijojë një shërbim të ngjashëm për të konkurruar me Snapchat. Kjo, pasi që Facebook është në trysni nga investitorët të kapitalizojë më shumë nga përdorimi i telefonave të mençur mobil.

Më herët ishte thënë se Facebook kishte në plan të blejë edhe aplikacionin tjetër të famshëm për mesazhe dhe komunikim në kohë reale, WhatsApp. / Telegrafi /