Telegrafi

Facebook me aplikacion për të gjithë tabletët

Rrjeti më i madh social në botë, tani po planifikon që të krijojë aplikacionin e saj origjinal i cili do të punonte në të gjitha sistemet e mundshme operative të cilat përdoren sot në të gjithë tabletët aktual që janë në treg.

Drejtori teknik në Facebook, Bret Taylor i ka thënë TechCrunch, “Ne duhet ta bëjmë versionin e Facebook për tabletët. Është diçka në të cilën jemi duke punuar aktualisht”.

Megjithatë, duket se gjuha programuese në të cilën po punon Facebook është ende në përpunim, ndërsa zyrtarët e këtij rrjeti social kanë thënë se janë duke shikuar mundësinë e optimizimit të HTML5 i cili do të ishte një kombinim i përkryer për shfletues dhe harduer të ndryshëm, ndërsa do të zgjidhte problemin e aplikacionit të Facebook për të gjithë kompjuterët tablet. / Telegrafi /