Telegrafi

Facebook me aplikacion për shpërndarjen e lokacionit!

Aplikacioni do të lëshohet kah mesi i muajit mars, dhe do të jetë aktivë edhe kur telefonat e përdoruesve nuk janë të hapur, raporton Bloomberg. 

Për shembull, një përdorues i Facebook do të marrë një njoftim i cili thotë se miku i tij është rreth qoshes – edhe në qoftë se asnjëri prej tyre nuk është duke e  përdorur aplikacionin në atë kohë.

Rrjeti social ka shfaqur interesin e saj për të zhvilluar funksionin e shpërndarjes së lokacionit të përdoruesve. Qershorin e kaluar, Facebook ka testuar aplikacionin “Find Friends Nearby”, me të cilin kompania thotë se synon të lehtësojë takimin mes njerëzve. 

Friendthem, një kompani tjetër e cila ka zhvilluar një aplikacion të njëjtë e pati akuzuar rrjetin social Facebook për vjedhjen e idesë, dhe pak kohë më pas, rrjeti social e pati zhvendosur funksionin nga telefonat mobil. / Telegrafi /