Site icon Telegrafi

Facebook lëshon Slingshot në AppStore, më pas e tërheq

Aplikacioni i ri i Facebook, Slingshot pak kohë pas lansimit në App Store është tërhequr me shpejtësi, pasi rrjeti social Facebook ka thënë se aplikacioni është lëshuar aksidentalisht në dyqanin e aplikacioneve të Apple. Megjithatë, rrjeti social ka bërë të ditur se rivali i Snapchat do të vijë së shpejti në tregje të caktuara.

Një zëdhënës i Facebook ka thënë për The Verge “Sot gjatë ditës, ne aksidentalisht e kemi lëshuar një version të Slingshot, aplikacionin e ri në të cilin ne jemi duke punuar.

Me Slingshot, përdoruesit do të mund të ndajnë momentet e tyre të përditshme me shumë njerëz, përnjëherë. Aplikacioni do të jetë gati së shpejti, dhe ne ju ftojmë që ta provoni atë”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version