Telegrafi

Facebook lëshon aplikacionin Stickered edhe në iOS

Aplikacioni i ri i Facebook praktikisht ju mundëson të shtoni ngjitësa nga lista e ikonave ekzistuese të rrjetit social, të cilat mund të shtohen në secilën fotografi që ju e keni bërë, apo në të gjitha fotografitë e reja që do ti bëni.

Për të bërë foto, ju nuk duhet që patjetër të jeni përdorues i Facebook Messenger, edhe pse aplikacioni tani ju shtyen në atë drejtim. Tani, përdoruesit e telefonave të mençur Android apo edhe ata të iPhone e kanë rastin ideal për të bërë fotografi të reja për festa, me ngjitësat e rinj që do ti bëjnë fotografitë edhe më atraktive. (Telegrafi)