Site icon Telegrafi

Facebook largon ‘individët e rrezikshëm’

Rrjeti social ka akuzuar Alex Jones, mirëmbajtësin e faqes së internetit të komplotit të krahut të djathtë InfoWars, redaktorin anglez Paul Josepgh Watson dhe ish- redaktorin e lajmeve Milo Yinapopulos për gjuhë të urrejtjes.

Edhe Louis Garrakhan, lideri e Shtetit Islam, i cili ka shprehur pikëpamje anti-semite do të përjashtohet.

Facebook tashmë ka ndaluar edhe grupe anti-islamike të Britanisë së Madhe, grupin e quajtur ‘Së pari Britania’.

Ky ndalim vlen edhe për Insatgramin.

“Ne kemi ndaluar gjithmonë individë ose organizata që nxisin ose angazhohen në dhunë dhe urrejtje, pavarësisht nga ideologjia”, tha kompania në një deklaratë.

Në mesin e këtij grupi që u ndalohet Facebook-u përshihen edhe Paul Nehlen, një supremacist i bardhë dhe Laura Loomer, një aktiviste anti-islamike me një prezencë të madhe të medias sociale, përcjell KosovaPress.

Exit mobile version