Telegrafi

Facebook krijon Rooms, për anonimitet të plotë në rrjet social

Aplikacioni ua mundëson njerëzve të krijojnë “dhoma” për çfarëdo teme. “Dhomat” mund të personalizohen me ngjyra, ikona, dhe fotografi, dhe ndër të tjera, aty mund të ndryshohet edhe butoni Like.

Tekstet, fotografitë dhe videot mund të postohen në “dhoma” dhe në listën e përmbajtjeve për të krijuar komunikim dhe biseda multimediale mes përdoruesve.

Qëllimi i këtij aplikacioni, sipas blogur zyrtar të tij, thuhet se është transferimi i mesazheve dhe krijimi i përmbajtjes anonime në botën virtuale mobile.

Aplikacioni është krijuar nga Facebook Creative Labs, për të përfaqësuar anonimitet, dhe për ti lejuar përdoruesit të kyqen në të me “çfarëdo emri që i bën përdoruesit të ndjehen më mirë dhe më përshtatshëm." Përdoruesit mund të krijojnë emra të ndryshëm në dhoma të ndryshme.

Aplikacioni është tërësisht i ndarë nga Facebook. Rrjeti social nuk u kërkon përdoruesve të kenë një llogari në Facebook, apo që përdoruesit ta importojnë listën e miqve të tyre në këtë aplikacion. (Telegrafi)