Funksioni i ri i Facebook ua mundëson përdoruesve identifikimin më të lehtë të këngëve ose shfaqjeve në TV, të cilat më pas ata do të mund ti shpërndajnë me miqtë e tyre, për të treguar për atë që ata janë duke dëgjuar apo shikuar.
Njoftimi i ri i Facebook në një postim të blogut thotë se funksioni i ri i rrjetit social do të jetë në dispozicion në dy sistemet më të mëdha operative mobile, iOS dhe Android në "javët e ardhshme".
Në fakt, funksioni i ri i Facebook dëgjon përmbajtjen në prapavijë, duke përdorur mikrofonin e telefonit, për të identifikuar muzikën, filmat apo një shfaqje të caktuar televizive.
Me sa duket, Facebook ka përdorur një sistem të ngjashëm me aplikacionet e famshme si Shazam dhe SoundHound, për krijimin e funksionit të ri atraktiv.