Telegrafi

Facebook ka lansuar mjetin e ri për ruajtjen e fotove dhe videove

Facebook lansoi një mjet të ri që ju lejon të merrni të gjitha fotot që keni ngarkuar në rrjetin social dhe t’i transferoni ato në një shërbim tjetër, sikurse Google Photos.

Njoftuar në një postim në blog, mjeti i ri është një shtrirje e mjeteve ekzistuese të Facebook, të vëna në dispozicion për të shkarkuar të gjithë informacionin tuaj nga faqja.

Karakteristika e transferimit të fotografive është lansuar sot për përdoruesit e Facebook në Irlandë, me një plan botëror të planifikuar për gjashtë muajt e parë të vitit 2020.

Mundësia për të shkarkuar foto do të jetë në menunë “Informacioni juaj i Facebook”, brenda cilësimeve të Facebook.
Përdoruesit do t’u kërkohet të shkruajnë fjalëkalimin e tyre në Facebook para fillimit të transferimit, në mënyrë që të mbajnë të dhënat e sigurta, thotë kompania.

Facebook është duke u përpjekur të bëjë më të lehtë transferimit e të dhënave në mes faqeve të mediave sociale që nga shtatori, kur kompania publikoi një letër në lidhje me pyetjet e privatësisë për të cilat kompania ka diskutuar.

“Ne kemi pasur biseda me palët e interesuara në të gjithë botën – nga Britania e Madhe dhe Gjermania në Brazil dhe Singapor – për të marrë përshtypje se çfarë të dhënash duhet të jenë të lëvizshme dhe si të sigurohemi që ne mbrojmë privatësinë kur mundësojmë transferimin e të dhënave”, thuhet nga ekipa e Facebook. /Telegrafi/