Një treshe e aplikacioneve të njohura të Metës nuk po funksionojnë, duke lënë pa shërbim mijëra përdorues në mbarë botën.
Kështu së paku shkruajnë mediat e huaja, sipas të cilave, aplikacionet Facebook, Instagram dhe Messenger filluan të përjetojnë probleme të mërkurën.
Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, të gjitha problemet burojnë nga aplikacionet, përveç atyre që “godasin” Messenger – përdoruesit thonë se shërbimi i mesazheve nuk funksionon në desktop.
DownDetector, një faqe në internet që tregon ndërprerje të tilla, tregon se përdoruesit në New York City kanë probleme me të tre aplikacionet, së bashku me ato në Los Angeles, Kaliforni dhe Phoenix, Arizona.
Ndërprerja është në mbarë botën, duke prekur disa vende duke përfshirë Meksikën, Australinë dhe shumë në Evropë.
Nuk është e qartë pse shërbimet janë jashtë funksionit dhe kur do të funksionojnë. /Telegrafi/