Telegrafi

Facebook i detyron përdoruesit të kalojnë në Messenger

Në prill të këtij viti, Facebook filloi me kërkimin e përdorimit të aplikacionit Messenger tek përdoruesit evropian, ndërsa tani me të parë “rezultatet pozitive” të këtij vendimi, rrjeti social do ta kërkojë një gjë të tillë për të gjithë përdoruesit e saj, anembanë botës.

Sipas Facebook, njerëzit që përdorin aplikacionin Messenger kthejnë përgjigje rreth 20 për qind më shpejtë, prandaj vendimi i Facebook për “detyrimin” e përdoruesve për të kaluar në këtë aplikacion, është i arsyeshëm.

Megjithatë, merret vesh se ky vendim nuk vlen për të gjitha pajisjet, pasi që përdoruesit e uebit mobil, ata të platformës Windows Phone dhe aplikacionit Paper mund ta përdorin funksionin e mëparshëm të Facebook edhe më tutje. /Telegrafi/