Telegrafi

Facebook Home tani në shumicën e pajisjeve Android

Kjo, pasi që në fillim platforma e re e Facebook ishte në dispozicion vetëm për disa modele të telefonave Android, ndërsa tani mësohet se rrjeti social i ka hequr restriksionet harduerike, që nënkupton se softueri më i ri i Facebook do të jetë në dispozicion për shumicën e pajisjeve mobile që bazohen në Android.

Në rast se ju keni provuar ta shkarkoni Facebook Home dhe problem juaj ka qenë lokacioni, atëherë duhet ta shkarkoni versionin e fundit të aplikacionit të Facebook dhe Facebook Messenger, dhe më pas ta merrni fajllin APK dhe Home do të funksionojë edhe për ju.

Ndërsa, nëse modeli juaj i telefonit Android është problem për shkarkimin e Facebook Home atëherë opsioni më i sigurtë për ju është të prisni derisa Facebook ta lëshojë softuerin e saj të ri edhe për modelin tuaj të telefonit. / Telegrafi /