Telegrafi

Facebook Home shkarkohet vetëm 1 milionë herë

Pas një muaji, Facebook Home ka arritur në 1 milion shkarkime, që nga debutimi fillestar, por duke e ditur numrin total të përdoruesve të Facebook, ky nuk mund të jetë rezultati i pritur nga rrjeti social.

Aplikacionet e tjera të Facebook kanë pasur lansime jashtëzakonisht më të suksesshme se Home, pasi që versioni i aplikacionit të Facebook për Android tashmë ka arritur në 100 milionë shkarkime, ose 100 herë më shumë se sa Home, ndërsa edhe shërbimi i saj, rrjeti social Instagram kishte arritur në 1 milion shkarkime, vetëm 24 orë pas lansimit. / Telegrafi /