Telegrafi

Facebook Home shkarkohet 500 mijë herë

Këto shifra mund të duken mbresëlënëse, mirëpo kur merret parasysh se Facebook ka më shumë se 1 miliardë përdorues të regjistruar, të cilët aplikacionin bazë të rrjetit social e kanë shkarkuar prej 100 deri në 500 milionë herë, atëherë i bie se Home nuk është edhe aq i famshëm në mesin e përdoruesve të sistemit operativ Android.

Këto shifra mund të shihen si një sinjal i qartë për Facebook, puna e të cilit me Home me sa duket ende nuk është kryer, duke e ditur se mbi 52 për qind e atyre që e kanë shkarkuar softuerin e kanë vlerësuar atë me vetëm një yll. / Telegrafi /