Telegrafi

Facebook Home do ta zëvendësojë Android?

Facebook Home, është një platformë e re softuerike e cila u mundëson përdoruesve të saj ta ndryshojnë sistemin operativ Android, platformën më të famshme mobile aktualisht, e cila është pronë e gjigantit Google.

Home do t’i lë nën hije shumicën e aplikacioneve mobile të Android, për t’i shfaqur lajmet dhe mesazhet e përdoruesve në ballinën e ekranit të pajisjeve mobile.

“Pse duhet që t’i hapim aplikacionet e ndryshme mobile, për të parë se çfarë ka të re aty? – ka pyetur drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg. “Ne duam që ta sjellim gjithë përmbajtjen përpara” ka deklaruar Zuckerberg.

Në vend të prapavijës së zakonshme të cilen e kemi në telefon, Facebook Home do të sjell një mbulueshmëri të plotë të përmbajtjes me fotografi, përditësime të statusit, dhe potencialisht reklamat e saj nga rrjeti social. / Telegrafi /