Facebook të martën hoqi një postim nga presidenti Donald Trump në të cilin ai pretendoi në mënyrë të gabuar se COVID-19 është më pak vdekjeprurës se gripi sezonal.
Zëdhënësi i Facebook Andy Stone konfirmoi se kompania hoqi postimin për thyerjen e rregullave të saj mbi dezinformimin COVID-19, shkruan CNN.
Presidenti gjithashtu postoi të njëjtin mesazh në Twitter. Ai postim ende ekziston gjersa Twitter nuk pranoi të komentonte këtë shkrim të presidentit, transmeton Telegrafi.
Flu season is coming up! Many people every year, sometimes over 100,000, and despite the Vaccine, die from the Flu. Are we going to close down our Country? No, we have learned to live with it, just like we are learning to live with Covid, in most populations far less lethal!!!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 6, 2020
Facebook konfirmoi për CNN se postimi u hoq për shkeljen e rregullave të tij kundër dezinformimit COVID-19.
Trump u diagnostikua me COVID-19 javën e kaluar dhe kaloi fundjavën në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed para se të lirohej dje.
Ai njoftoi largimin e tij duke minimizuar ashpërsinë e virusit. Në përgjithësi, një studim i kohëve të fundit sugjeron që Trump ka qenë një drejtues kryesor i asaj që ekspertët e keqinformimit e kanë quajtur COVID-19 “infodemike” – një koleksion pretendimesh false për efektet e virusit dhe efektivitetin e vaksinave, mbajtjen e maskave, distancimin shoqëror, dhe masa të tjera. /Telegrafi/