Telegrafi

Facebook: Gjeni miqtë afër jush!

Siç sugjeron edhe emri, funksioni i ri në aplikacionet mobile të Facebook na mundëson t’i gjejmë miqtë tanë të cilët gjenden diku afër nesh.

Funksioni i ri i Facebook tani është në dispozicion për iOS dhe Android, ndërsa i njëjti na lejon të shohim se cilët nga miqtë tanë janë afër lokacionit tonë ekzistues.

Pavarësisht nga sistemi operativ, iOS apo Android, për tu qasur në aplikacion duhet të vizitoni menu > apps > find friend > other tools > Find Friends Nearby, ndërsa tani kjo mundësi ofrohet edhe përnes Facebook Mobile Web App. / Telegrafi /