Në shtetet ku coronavirusi ka bllokuar gjithçka, përdorimi i rrjeteve sociale ka tejkaluar rekordet e deritanishme.
Ky lajm ka ardhur pikërisht nga Mark Zuckerber, gjatë një takimi që ka pasur me zyrtarët më të lartë të Facebookut, ku ka bërë të ditur se numri i thirrjeve në FaceTime ka shënuar rekord rritjesh, duke bërë që të ketë ngadalësime të shumta, transmeton Telegrafi.
Përdoruesit e FaceTime dhe Messengerit në Itali, si dhe në shtetet tjera të goditura më rëndë nga pandemia, përdorimi ka qenë dyfish më i madh se në kushte normale.
Meqenëse janë në karantinë, njerëzit po merren më shumë me rrjete sociale dhe po mundohen të socializohen, derisa janë fizikisht të izoluar, gjë që shkakton në serverët e rrjeteve sociale, që mbushen me të dhëna.
Si përgjigje ndaj kësaj, Facebook do të forcojë infrastrukturën dhe të rritë kapacitetet, në mënyrë që serveri të mos ketë rënie, ndërsa ky sforcim tashmë është bërë te FaceTime, sepse ka pasur nevojë më të madhe.
Kjo nuk duket se është e mjaftueshme për Zuckerber, që ka thënë se dëshiron ta fuqizojë edhe më shumë sistemin, në mënyrë që sistemi të mos ketë asnjë dobësim, pavarësisht se sa është i rënduar.
Intervenimi pritet të bëhet, që gjithçka të jetë në rregull nëse zgjerohet kohëzgjatja e karantinës dhe rritet përdorimi i këtyre aplikacioneve, kryesisht në shtetet që varen më së shumti prej këtij lloj komunikimi. /Telegrafi/