Telegrafi

Facebook ft. Skype, prezantojnë video-komunikimin

Lajmi është bërë i ditur nga vetë themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, gjatë konferencës së njoftuar në qëndrën Paolo Alto në Kaliforni. Ky opsion i ri do të shfaqet në krye të faqeve të përdoruesve në një buton me emrin “Call”. Falë këtij butoni, përdoruesit mund të komunikojnë me të gjithë miqtë e tyre në linjë, nëse ata zotërojnë një kamer.

Ndërkohë gjatë kësaj konference, Zuckerberg tha se numri i personave që kanë një adresë të tyren në Facebook ka kaluar mbi 750 milion përdorues në të gjithë botën. Megjithatë, ai shtoi se ky numër nuk tregon shumë për klikimin e kësaj adrese. Të dhënat më domethënëse, sipas tij, vijnë nga shkëmbimi i fotove, videove dhe adresave të ndryshme. /Telegrafi/