Telegrafi

Facebook freskon platformën e lojërave në faqe

Facebook e ka lansuar platformën e saj të lojërave, vetëm disa orë pasi që Google kishte lëshuar Google + Games. Për më shumë, Facebook ka njoftuar se përveç dizajnit të ri, ky rrjet social i ka përmirësuar edhe funksionet brenda kësaj platforme.

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook.com gjithashtu ka thënë se ka bërë ndryshime të mëdha në Facebook Games, të cilat përfshijnë përzgjedhësin e lojës së re, ekranin e zgjeruar për lojëra brenda faqes tuaj të Facebook, si dhe mundësinë e ruajtjes së lojërave tuaja në kuadër të shfletuesit me të cilin keni hapur llogarinë tuaj në rrjetin social.

Megjithatë, mbetet shumë befasuese se si Facebook ka vendosur që të lansojë versionin e ri të Facebook Games, në të njëjtën ditë me Google+ Games. / Telegrafi /