Telegrafi

Facebook For Every Phone shkarkohet 100 milionë herë

Facebook For Every Phone është pjesë thelbësore e strategjisë globale të rrjetit më të madh social në botë, për shkak se telefonat e thjeshtë të cilët nuk kanë tipare të avancuara sikurse telefonat e mençur po vazhdojnë të përdoren edhe më tutje në tregjet në zhvillim, si India, Indonezia dhe Filipinet.

Në fakt, për miliona konsumatorë të shërbimeve mobile dhe internetit nga katër kënde të ndryshme të botës, telefonat e thjeshtë mund të jenë mjeti i vetëm me të cilin ata komunikojnë apo qasen në internet.

Facebook For Every Phone përfshin funksionet më të rëndësishme të rrjetit social, duke përfshirë News Feed, Messenger dhe Photos.

Shërbimi është i optimizuar të përdor më pak internet dhe aplikacione të Java’së apo faqet mobile. / Telegrafi /