Telegrafi

Facebook fillon edhe me video-reklama

Ky lloj i reklamave do tu vihet në dispozicion kompanive të cilat i promovojnë aplikacionet e tyre mobile.

“Konsumatorët potencial do të mund të klikojnë për të shikuar një video e cila shfaq aplikacionet tuaja mobile, para se përdoruesit mobil t’i shkarkojnë ato” një zyrtar i Facebook ka thënë sot në mëngjes. Videot janë dëshmuar si mënyrë efektive për të gjeneruar vizitat e përdoruesve në rrjetin social, prandaj ne jemi duke u munduar që tu mundësojmë zhvilluesve të krijojnë video për t’i promovuar aplikacionet e tyre mobile”.

Megjithatë, në njoftim thuhet se ky lloj i reklamave me video nuk do të jetë bezdisës për përdoruesit, pasi që video-reklamat nuk do të jenë në formatin Auto-Play . / Telegrafi /