Mundësia e shumëpritur e errësimit të sfondit, tashmë ka arritur në Facebook, vetëm se duhet të jeni në mesin e disa të zgjidhurve me fat, për ta përdorur atë.
Ky përditësim, është shfaqur mbrëmë vetëm te disa përdorues, së bashku me ueb-faqen e ri dizajnuar, ku ndryshimet janë të dukshme, transmeton Telegrafi.
Ndryshimi që është bërë, ishte paralajmëruar gjatë vitit të kaluar në konferencën F8, ndërsa thuhej se gjithçka do jetë më e madhe, ndërsa do të ketë më shumë hapësirë të bardhë.
Por, së bashku me këto, është edhe mundësia e errësimit të sfondit të ekranit, që kohëve të fundit po aplikohet te shumë aplikacione.
“Sistemi i ri, nuk ka veti adoptuese, andaj ju duheni vet ta aktivizoni errësimin e sfondit, në mënyrë manuale”, ka thënë Janë Manchun Wong, që ishte ndër përdoruesit e parë, që njoftuan për këtë përditësim.
Në përgjithësi, ndryshimi që është bërë nuk është aq i panjohur, sepse ngjanë shumë me dukjen që e ka Facebook kur hapet na aplikacionin në smartfon. /Telegrafi/