Site icon Telegrafi

Facebook do të blejë WhatsApp?

Në gusht të këtij viti, WhatsApp ka raportuar se ka arritur të dërgojë më shumë se 10 miliardë mesazhe në ditë, gjë që e bën kompaninë interesante për tu blerë nga një gjigant i teknologjisë siç është sot Facebook. 

Sot, WhatsApp është aplikacioni numër 1 në 114 vende të botës, dhe njëri ndër pesë aplikacionet kryesore në 145 vende.

Operatori mobil holandez, KPN kishte përmendur WhatsApp si një nga arsyet e rënies së trafikut të SMS-ve në fillim të vitit 2011.
Që atëherë, vëllimet e SMS-ve në shumë vende të botës janë në rënie. Rënia vjetore e vëllimit të SMS-ve në Spanjë ka arritur në 25 për qind verën e kaluar.  / Telegrafi /
 

Exit mobile version