Gjiganti teknologjik Meta ka fshirë llogaritë e drejtuara në emër të liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei në Instagram dhe Facebook.
Ndonëse nuk u ofruan specifika për vendimin e saj, por Meta deklaroi se llogaritë u fshinë për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të politikës së kompanisë, transmeton Telegrafi.
“Ne nuk lejojmë që organizatat apo individët që shpallin një mision të dhunshëm ose janë të përfshirë në dhunë të kenë prani në platformat tona”, thuhet në vendimin e tyre.
Megjithatë, llogaria e tij në X është ende aktive.
Misioni i Iranit në OKB nuk i është përgjigjur kërkesave për koment. /Telegrafi/