Telegrafi

Facebook Camera, aplikacion vetëm për iOS

Tani, Facebook ka lëshuar aplikacionin e saj të fotografive për sistemin operativ iOS, të cilin e ka quajtur Facebook Camera.

Edhe përkundër këtij lansimi, Facebook e ka ëbrë të qartë se Facebook Camera dhe Instagram janë dy gjëra të ndryshme me specifika jo të ngjashme, ndërsa ky aplikacion është i dizajnuar të punojë sikurse aplikacioni tjetër Facebook Messages.

Me sa duket, ekipi i Instagram nuk ka punuar fare në aplikacionin Facebook Camera, pasi Facebook ka njoftuar se për një kohë të gjatë është duke punuar në këtë aplikacion, të cilin tani e ka lansuar vetëm për Apple iOS. / Telegrafi /