Rrjeti social Facebook njoftoi sonte se ka bllokuar më shumë se 1.000 llogari të partive dhe grupeve të lidhura me ushtrinë pakistaneze dhe një parti indiane për përmbajtjen “jo-autentike”.
Gjithsej 1.126 llogari u hoqën në Facebook dhe Instagram, një rrjet social që përdoret nga 2.3 miliardë njerëz në mbarë botën.
Facebook ka hequr disa qindra llogari të rremë në Pakistan, të dizajnuara për të manipuluar përdoruesit, thuhet në deklaratën e Facebook.
Shumica e këtyre llogarive vlerësuan ushtrinë pakistaneze ose u trajtuan me Kashmirin, një zonë për shkak të të cilës Pakistani dhe India kishin qenë në luftë.
Rrjeti social ka shfuqizuar 687 llogari të rreme në Indi, të lidhura me një parti opozitare, dhjetë ditë përpara zgjedhjeve parlamentare në atë vend.
Facebook po përpiqet të përmirësojë imazhin pas shumë polemikave dhe kritikave në muajt e fundit. /kp/Telegrafi/