Telegrafi

Facebook bllokon hashtagët që lidhen me drogat

Facebook ka filluar të bllokojë disa hashtagët që lidhen me drogat. Gjithashtu, kompania ka bllokuar hashtagët në Instagram që lidhen me drogërat e tilla si #fentanyl, #oxycontin, #opioids dhe më shumë.

Nëse kërkojmë për #oxycontin nuk shfaqet asnjë rezultat, ndërsa një kërkim për #fentanyl ose #xanax shfaqë disa imazhe dhe mesazhi që postimet e fundit aktualisht ishin të fshehura për shkak se komuniteti ka raportuar disa përmbajtje që nuk mund të përmbushin të drejtat e komunitetit të Instagram.

Ky hap është marrë pas disa ditësh kur Komisioneri i FDA-së, Scott Gottlieb, kritikoi kompanitë e medieve sociale për mos marrjen e masave për të parandaluar që vendet e tyre të përdoreshin për të shitur drogëra. Ai tha se “Të mërkurën agjencia do të ftojë shefat e kompanive të mëdha të internetit në një samit për të diskutuar rolin e industrisë së teknologjisë në krizën e drogërave”, përcjell Telegrafi.

Agjencia gjeti oferta për të blerë drogëra në një numër faqesh të medieve sociale, duke përfshirë Instagram, Facebook, Twitter dhe Reddit.

“Unë e di se firmat e internetit hezitojnë të kalojnë këtë prag, ku mund të gjejnë veten duke marrë një rol më të gjerë policor. Por këto janë kërcënime të fshehta duke u përhapur në këto platforma uebi”, shtoi Gottlieb.

Një zëdhënës i Instagramit, tha në një deklaratë se blerja ose shitja e barnave me recetë nuk është e lejuar në Instagram. /Telegrafi/