Site icon Telegrafi

Facebook blen Instagram për 1 miliardë dollarë

Sipas Wall Street Journal, ky do të jetë përvetësimi më i madh të cilin Facebook e ka bërë deri më sot. 

Deri më sot, Facebook ka blerë edhe kompani tjera më të vogla në vlera prej dhjetëra miliona dollarësh, ndërsa ka pasur raste që interesimi i Facebook ka qenë më i madh tek resurset njerëzore të këtyre kompanive, sesa teknologjia e cila do të vinte me biznesin e ri. 

Instagram ofron një mënyrë të lehtë për argëtim, duke ndarë fotot me miqtë. Përdoruesit e këtij rrjeti social për fotografi mund të ngarkojnë një foto në iPhone, dhe më pas të zgjedh një filtër për të transformuar imazhin sipas preferencave dhe funksioneve që ofrohen në aplikacion. 

Së fundmi, Instagram ka krijuar edhe versionin e aplikacionit të saj edhe për platformën Android. / Telegrafi / 

Exit mobile version