Site icon Telegrafi

Facebook Beta 10.0 gati për të gjithë përdoruesit në Windows 10

Kur versioni i ri i aplikacionit u prezantua javën e kaluar, disa përdorues deklaruan më pas se kishin disa probleme me aplikacionin të cilat i kanë penguar ata që të shkarkojnë ose instalojnë versionin me përmirësime, por Windows Central ka thënë se këto çështje tashmë janë zgjidhur.

Në mesin e shumë përmirësimeve që sjell aplikacioni i ri i rrjetit social janë edhe dizajni dhe pamja e re, përvoja e përdoruesve në aplikacion, navigimi, njoftimet për përdoruesit, pamje më të mira të fotografive dhe cilësi më e mirë e tyre, më shumë gjuhë janë vënë në dispozicion dhe shumë ndryshime tjera pozitive bashkë me këto tipare që kanë munguar më herët. (Telegrafi)
 

Exit mobile version