Telegrafi

Facebook 40 mijë $ për të rritur sigurinë

Lajmi është konfirmuar nga vetë shefi i sigurisë Joe Sullivan, i cili tha se seri më tani janë paguar disa ekspertë kompiuterash, të cilët do të evidentojnë dobësitë e rrjetit. Pagesa, sipas tij, për gjashtë probleme të evidentuara do të jetë 7 mijë $.

Kjo masë është marrë nga bordi drejtues i Facebook, për shkak të sulmeve të shumta kibernetike, që kanë ndodhur së fundmi ndaj disa prej kompanive serioze ndërkombëtare. /Telegrafi/