Telegrafi

Face lifting me ndihmën e gomës për flokë

A ju ka shkuar ndonjëherë mendja që të pyesni se përse yjet si Madonna apo Sarah Jessica Parker aq shpesh i kanë flokët të lidhura në formë bisht të ngritur kali, madje edhe kur nuk është imperativ i sezonit? Përgjigjja është shumë e thjeshtë – flokët e tendosur tendosin edhe fytyrën.

Flokët në formë të bishtit të ngritur të kalit do t’ju ndihmojnë që për pak sekonda t’i drejtoni rrudhat nga koka, por nëse nuk e pëlqeni bishtin… janë të mundshme edhe variacionet e gërshetit në majë kokës në formë eshtrash të peshqve, që ka efekt të ngjashëm.
Megjithatë, mos e teproni shpesh me këtë frizurë, në mënyrë që të mos shkaktoni këputjen e qimeve të flokëve në rrënjë, apo edhe rënien e tyre. /Telegrafi/