Site icon Telegrafi

Face App apo pse të gjithë janë “të bukur” në Instagram?

Prej kohësh dihet dhe thuhet se jo gjithçka që shohim në Instagram duhet të besojmë, dhe të krijohet përshtypja sikur jeta e çdokujt është e “përkryer” kur publikojnë fotografi në këtë rrjet social, por realiteti është larg të vërtetës.

“Në Instagram të gjithë janë të bukur” thuhet gjithmonë me një dozë ironie dhe shakaje, kur flitet për paraqitjet joreale të jetës së dikujt por që kjo platformë ua mundëson, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, fjala është edhe për një gjë tjetër. Sot ekzistojnë shumë aplikacione që ndryshojnë përmasat trupore të një personi, gjatësinë, rregullojnë ndriçimin, por Face App është një aplikacion për rregullimin e fytyrës dhe padyshim një prej aplikacioneve më të popullarizuara.

Ai ndryshon fytyrën e çdo personi dhe e bën të duket sikur të ishte yll Hollywoodi. Ndoshta keni mundur ta vëreni si sot djemtë dhe vajzat ngjajnë shumë me njëri-tjetrin.

Nuk është fjala për ndonjë trend, frizurën e njëjtë apo mënyrën e të bërit makijazh, por për aplikacionin Face Upp. Me vetëm disa klikime, keni një fytyrë më të buzëqeshur dhe lëkurë të freskët, pa akne dhe flokë që duken më “natyrale”.

Face App e adhurojnë influencuesit, yjet e Hollywoodit, këngëtarët e këngëtaret, e gjykuar posterët zgjedhor, duket se as politikanët nuk i kanë rezistuar përdorimit të këtij aplikacioni. /Telegrafi/

Exit mobile version