Telegrafi

Fabrizio Romano zbulon se sa do të jetë paga e Marescas te Chelsea

Enzo Maresca do të bëhet trajneri i ri i Chelseat. Klubi është duke punuar për detajet përfundimtare të marrëveshjes dhe njoftimi zyrtar pritet këtë javë.

Duke folur në kanalin e tij në YouTube, Fabrizio Romano tha se italiani do të fitojë pesë milionë euro në vit në Stamford Bridge pa bonuse.

Si krahasim, Mauricio Pochettino fitoi 12.2 milionë euro në vit me Blutë.

Lexo po ashtu Si u bë që Arteta ta frymëzoi Chelsean në emërimin e Marescas si trajner

Romano shton se kontrata e Maresca do të zgjasë për pesë vjet, deri në vitin 2029, dhe do të përfshijë një opsion për një vit shtesë.

Është raportuar më parë se blutë do të përfshijnë ‘klauzolën e shkarkimit’ në një marrëveshje për t’u siguruar që ata mund të shkarkojnë italianin nëse ai nuk performon më mirë. /Telegrafi/