Palmeiras dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për transferimin e talentit brazilian Vitor Reis.
Raportimet e para se klubi anglez është interesuar për Reis u zbuluan pesë ditë më parë nga mediat braziliane, teksa që prej atëherë Man City kishte rritur përpjekjet e tyre për transferimin e lojtarit.
Kushtet personale mes ‘Qytetarëve’ dhe Reis nuk ishin asnjëherë një problem, pasi ato u arritën qysh në takimin e parë mes të dyja palëve.
Presidenti i Palmeiras, Leila Pereira së fundmi ishte i sigurt se klubi mund të mbajë shërbimet e Reis edhe për Kupën e Botës për Klube që do të mbahet në SHBA.
Sidoqoftë, vetëm pak orë pas këtyre komenteve, u konfirmua se të dyja klubet janë të përfshira në bisedime për të finalizuar procesin e negociatave për transferimin e Reis këtë muaj.
Sipas një raportimi ekskluziv nga Fabrizio Romano, një marrëveshje verbale është arritur mbrëmjen e së hënës mes Manchester City dhe Palmeiras për Vitor Reis.
🚨🔵 EXCLUSIVE: Vitor Reis to Manchester City, here we go! 🇧🇷
Verbal agreement reached right now with Palmeiras on package under €40m fee… and City want it to be IMMEDIATE transfer!
Vitor Reis, set for medical and contract signing as soon as clubs will check all documents. pic.twitter.com/ovLIrSFyDj
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 13, 2025
Është bërë e ditur se marrëveshja mes dy klubeve përfshin një paketë të vlefshme nën 40 milionë euro, me kampionin në fuqi të Anglisë që dëshironte që kjo marrëveshje të kryhet këtë muaj.
19-vjeçari tani pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Manchester Cityn, teksa nënshkrimi i kontratës do të ndodhë sapo të dyja klubet të konfirmojnë të gjitha dokumentet e nevojshme të marrëveshjes./Telegrafi/