Site icon Telegrafi

Fabrizio Romano jep lajmin e madh për Man Utd pasi konfirmoi largimin e Antony

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim të madh sa i përket situatës tek Manchester United. 

Pasditen e së dielës, Unitedi dhuroi një paraqitje të dobët teksa u mposhtën në ‘Old Trafford’ nga Brightoni. 

Falë golave të shënuar nga Yankuba Mitneh, Kaoru Mitoma dhe Georginio Rutter, mysafirët ia dolën të triumfojnë me shifrat 3-1. 

Si rezultat, ‘Djajtë e Kuq’ tashmë e gjejnë veten në pozitën e 13-të në Ligën Premier teksa Amorim po përabllet me më shumë probleme në fushë. 

Jashtë fushës, është raportuar shumë se braziliani Antony do të largohet nga klubi gjatë këtij muaji, ku destinacioni i tij i mundshëm duket të jetë Real Betis. 

Lexo po ashtu Ruben Amorim e zbulon saktësisht arsyen pse Rashford nuk po luan për Man Unitedin

Romao e ka konfirmuar transferimin e Antonyt në Spanjë përmes kanalit të tij në Youtube, teksa ka paralajmëruar se klubi anglez mund ta transferojë një zëvendësues të tij. 

“Çfarë do të thotë largimi i Antony? Do të thotë se Manchester United do të jetë aktiv në treg në atë pozicion gjatë ditëve të ardhshme”. 

“Manchester United pritet që të bëjë diçka. Po ashtu sepse pritshmëritë e mia janë që edhe Tyrell Malacia do të largohet”, ka thënë Romano. 

Emra si Bryan Mbuemo, Dorgeles Nene dhe Jamie Byone-Gittens që të gjithë janë lidhur me një kalim të mundshëm në ‘Old Trafford’./Telegrafi/

Exit mobile version