Kristjan Asllani ka qenë në listën e transferimeve të Interit për tu larguar nga skuadra gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori i talentuar shqiptar megjithatë do të mbetet në Giuseppe Meazza dhe kjo krejt falë paraqitjeve të tij të mira.
Ndeshja ndaj Romvs sidomos duhet mbajtur në mend, kur Asllani ishte pjesëmarrës në golin e shënuar nga Interi pasi dhuroi një top të gjatë për Federico Dimarcon para se ky i fundit të asistonte për Marcus Thuram.
Gjithsesi shqiptari ka nevojë për më shumë minuta dhe këtë trajneri Simone Inzaghi e di dhe ka filluar t’i japë më shumë.
Fabrizio Romano ka zbuluar prapaskenat se reprezentuesi shqiptar ishte në shitje, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe ai do të mbetet te Inter.
“Deri katër javë më parë, ai ishte një kandidat serioz për t’u larguar në janar. Por në ndeshjet e fundit, ka ndryshuar historinë e tij”, tha eksperti i transferimeve , duke bërë të qartë se tani Asllani mund të ishte pak më i qetë.
Më pak fjalë, ndeshjet ndaj Romës dhe Salzburgut në Ligën e Kampionëve ku ai tregoi një paraqitje të shkëlqyer, bënë që Inzaghi dhe klubi të ndërronte mendje për mesfushorin i cili tani shihet me të vërtetë si një nga alternativat kryesore në mesfushën e zikaltërve. /Telegrafi/