Telegrafi

Fabrizio Corona akuzon edhe Lorenzo Pellegrinin, kapiteni i Romës i kundërpërgjigjet menjëherë

Fabrizio Corona nuk ndalet. Pasi shpërtheu skandalin me baste në Serie A ku u suspenduan Sandro Tonali dhe Nicolo Fagioli, tani ka hedhur akuza të reja.

Ish-paparaci i famshëm italian tani ka goditur kapitenin e Romës, Lorenzo Pellegrinin, por jo për baste.

Corona pretendon se mesfushori është denoncuar nga një eskortë rumune për shkak se lojtari e përndjek vajzën në fjalë.

Reagimi i Pellegrinit për rastin në fjalë ishte i ashpër duke mohuar çdo akuzë ndërsa paralajmëron se do të ndjekë rrugën ligjore për ata persona që shpifin mbi jetën e tij, në një moment kur ai po pret fëmijën e tretë nga martesa me bashkëshorten e tij Veronica Martinelli.

Lexo po ashtu Shpërtheu në lot pas golit në minutën e fundit, El Shaarawy: Si mund të mendoni se nuk e respektoj futbollin

“Mu desh të shpenzoja tre minuta nga jeta ime për të lexuar një artikull të publikuar në Instagram, një artikull krejtësisht të pavërtetë që shpif për mua”.

“Gjithsesi, tani nuk dua të merrem dhe të shpenzoj sërish kohë duke folur dhe duke mohuar ato që ishin shkruar”.

“Avokatët e mi kanë marrë miratimin për të vepruar dhe për të mbrojtur vlerat e mia dhe të familjes sime”.

“Tani gjëja më e rëndësishme për mua është lindja e fëmijës së tretë. Shpresoj që autoritet të ndërmarrin veprimet e duhura dhe të vlerësojnë njerëzit e drejtë”, ka reaguar Pellegrini. /Telegrafi/