Telegrafi

Fabrika suedeze e automobilave

Gjasat për ‘Saab’ nuk janë të mira", deklaroi ministrja suedeze e Ekonomisë, Maud Ulofson. "Ata nuk kanë ide se si do ta zhvillojnë kompaninë e tyre që të realizojnë rentabilitet. Kjo nuk shqetëson e as nuk habit", theksoi Ulofson.

Kanali televiziv TV4, duke u thirrur në burime qeveritare, pohon se Qeveria suedeze tani është e përgatitur t’i lejojë "Saabit" të shkojë në falimentim.

Kryeministri suedez Fredrik Rajnfeld për TV4 deklaroi se duhet të ekzistojnë kufinjë realë, nëse shteti do të vendoste të miratojë hua për "Saab-in".